09:40 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Studentët në Shqipëri mbajnë ditën e 15-të të protestës

Protesta e studentëve do të vijojë edhe të mërkurën, duke hyrë në ditën 15-të bojkotit total të auditorëve duke këmbëngulur në plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Protesta dje nisi me bllokim rrugësh në disa akse kryesore të qytetit e më pas studentët u grumbulluan para kryeministrisë.

Bllokimi i rrugëve për disa orë erdhi pas përshkallëzimit të protestës, pasi studentet nuk pranojnë dialog.