12:39 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Studentët protestojnë kundër profesorit të akuzuar për ngacmim seksual në Fakultetin e Mjekësisë

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot para rektoratit duke dal kundër avancimit të profesorit Milaim Sejdini.

Ky i fundit është akuzuar nga një specializante e  Fakultetit të Mjekësisë, për ngacmim seksual. Këtë ajo e ka bërë nëpërmjet një letre të dorëzuar në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë.

Përmes kësaj proteste studentët kanë kërkuar suspendimin e profesorit deri në fund të hetimeve, sipas tyre hetimet duhet të zhvillohen për të gjitha akuzat duke përfshirë plagjiaturë, falsifikim dhe ngacmim seksual./Indeksonline/