09:44 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ngacmonte një femër në rrjete sociale, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Hajvali të Prishtinës, i cili po ngacmonte vazhdimisht një femër.

“Me datën 01.11.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në rrjete sociale ka ngacmuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksonline/