12:22 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Studenti i drejtohet Shpend Ahmetit: Ju lutem na i hapni bibliotekat, që t’i japim provimet e nëntorit

Që nga fillimi i përhapjes së virusit korona edhe në Kosovë, në mars, shumë aktivitete kulturore e edukative vazhdojnë të mbesin të pezulluara. Njëra nga to ka të bëjë me mbylljen e bibliotekave prej 6 muajsh.

Në një situatë të tillë studentët e UP “Hasan Prishtina”, përmes një faqeje në Facebook i janë drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të mundësoj hapjen e bibliotekës “Hizni Sylejmani”.

Studenti Mevludin  Rahimaj, përmes postimit në grupin “Network Prishtina” në Facebook, i ka bërë të ditur Ahmetit se studentët në pamundësi me lexu në bibliotekë po shkojnë nëpër kafe dhe se aty distanca fizike është minimale.

Postimi i plotë i tij:

“Përshëndetje z. Shpend A. Ahmeti.

Ka një kohë të gjatë që studentët nuk munden me shku në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” me lexu brenda. Shërbimi i vetëm është huazimi i librit, e studentët me pamundësi me lexu në bibliotekë, po shkojnë nëpër kafe.

Biblioteka i ka rregullu karriget vetëm për një student PËR një bankë dhe kushtet higjienike janë në nivel.

Kafet nga ana tjetër kanë shumë pak distancë sociale. Z. Shpend, ju lutem na hapni bibliotekën t’i japum provimet e nëntorit, mos t’sillemi kafeve.

Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë