14:36 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Studenti mahnitë të pranishmit, kur zhduk birrën para të gjithëve

Një student universitar e ka zgjuar interesin publik me një mashtrim magjik që e bën birrën të zhduket dhe të rishfaqet.

Në një video virale, magjistari i birrës, i njohur vetëm si Jordin, brohoritej nga turma në një bar në zonën Bellavista të Santiagos, Kili.

Videoja e shpërndarë dhe është parë me mijëra herë dhe ka marrë shumë pëlqime.

Në xhirimet e filmuara brenda një salle të madhe me qindra njerëz, Jordin kërkon një vullnetar për të mbushur kupën e tij me birrë.

Ai pastaj e ngrit lartë kupën para turmës dhe fillon të derdhë përmbajtjen e saj në  një letër, duke e zbrazur të tërë kupën.

Pasi hap gazetën, aty nuk shihet lëngu i birrës dhe nuk derdhet fare.

Shikoni dhe ju: