22:38 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Studentja e cila mund të flejë një javë pa u zgjuar, pasi të pijë alkool

Një studente mund të flejë për një javë pa u zgjuar për të ngrënë ose për të përdorur tualetin, pasi ajo ka pirë alkool.

Hermione Cox-Dennin, 18 vjeçe, u diagnostikua me sindromën Kleine-Levin, i njohur gjithashtu si sindromi “Bukuroshja e fjetur” në nëntor të vitit të kalua, gjë që shkakton që një person të vuaj nga periudha të përsëritura t gjumit të tepërt.

Hermione nga Aberystëyth, Uellsi, tha: “Kujtimi im për herë tim të parë është i mjegulluar. Mbaj mend të zgjohesha për disa minuta gjatë orëve sa isha në gju, por ishte një gjumë i zymtë dhe i hutuar.

“Mendja ime ishte aq e hutuar- Nuk mund të flisja, nuk hëngra apo piva dhe nuk shkova në tualet. Ishte sikur trupi im u mbyll. Unë kam qëndruar gjithëmonë shumë në telefonin tim, por në atë kohë nuk flisja me askënd për një javë të tërë sepse vazhdova të flija. Unë mendoj se shumë nga miqtë e mi ishin të shqetësuar, sepse unë u zhduka pa gjurmë”, tha ajo.

Ajo tha se mund të zgjas deri në 4 ditë për t’iu kthyer normalitetit pas këtij “episodi” të gjumit.

Ishte në ditëlindjen e 18 të saj kur ajo e kuptoi se ajo natë ishte shkaku më i madh i saj.

“U desh kohë e gjatë për të parë se çfarë po e nxiste këtë për mua. E dija që nuk ishte stres dhe nuk mund të shihja një model ushqimi të veçantë. Këtë e kuptova kur piva alkool”, shtoi ajo./Indeksonline/