13:06 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Studimi i fundit/ Covid-19 prek edhe fertilitetin te meshkujt

Rastet e rënda të Covidit-19 mund të ndikojnë edhe te cilësia e spermës së një burri, duke prekur si pasojë fertilitetin e tij. Këtë e ka treguar një studim i publikuar së fundmi në gazetën “Reproduction”.

“Ky raport ofron të dhënat e para direkte deri më sot që tregojnë se infektimi me Covid-19 prek cilësinë e spermatozidëve dhe potencialin mashkullor riprodhues”, thotë studimi. Sidoqoftë, ekspertë që nuk janë përfshirë në këtë studim, u shfaqen skeptikë për përfundimet e raportit dhe kërkuan maturi në gjeneralizimin e rezultateve të kërkimit.

Duke krahasuar meshkuj me Covid dhe pa Covid, studimi gjeti një rritje domethënëse të inflamacionit në qelizat e spermës te të parët.

Skeptikët thonë se infektimi edhe me viruse të tjera, si gripi, mund të çojnë në rënie të spermatozoidëve për javë apo muaj. Kjo e bën të vështirë punën për të vlerësuar se ç’pjesë e reduktimit të parë në këtë studim vjen specifikisht nga Covidi-19. Për më tepër është e rëndësishme të nënvizohet se nuk ka prova të virusit Covid-19 në spermë dhe se nuk ka prova që virusi mund të transmetohet mes saj.