12:40 / E Premte, 23 Tetor 2020

Studimi i ri: Foshnjat të ushqyera me biberonë plastikë gëlltisin miliona mikroplastikë, në ditë

Sipas një studimi, foshnjat të cilët ushqehen në mënyrë artificiale me biberonë plastikë, gëlltisin miliona grimca mikroplastike gjatë ushqyerjes.

Në një artikull të publikuar nga gazeta britanike “Guardian”, janë botuar rezultatet e një kërkimi të bërë në “Trinity College”, në Dublin dhe kanë arritur në përfundimin se procesi i rekomanduar për sterilizimin e biberonëve plastikë, sjell miliona mikroplastikë dhe triliona nanoplastikë, baktere akoma më të vegjël dhe është mjaft e dëmshme për foshnjat.

Shishet e polipropilenit të testuara përbëjnë rreth 82% të tregut botëror, me shishet e qelqta që është alternativa më e mirë. Polipropileni është një nga plastikat më të përdorura.

Mikroplastikat dihet që janë mjaft të dëmshme dhe për njeriun, por sipas studimit përgatitja e ushqimit në enë plastike sjell më shumë ekspozim ndaj bakterieve, sidomos te foshnjat.

Ndikimet në shëndet janë akoma të panjohura, por studiuesit thonë se duhet të bëhet kujdes dhe të vlerësohet kjo problematikë dhe të bëhet kujdes, sidomos te të porsalindurit.

Ata këshillojnë që të bëhet një kujdes i madh dhe të sterilizohen në mënyrën e duhur për të ulur ndikimin e mikroplastikës.