09:34 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Turqia do të ndërtojë qendrën për Autizëm dhe Syndrom Down

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Arben Vitia, bashkë me përfaqësuesen e shoqatës të Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, dhe përfaqësuesin e shoqatës Autizmi, Arif Daka, janë pritur në një takim nga kryetari i Serçuklu-Konya në Turqi, Uğur İbrahim Altay.

Gjatë këtij takimi Pacolli shprehu falënderimin për ndihmën e ofruar nga Krahina e Konyas për mbështetjen në ndërtimin e qendrës për autizëm dhe sindromë Down në Prishtinë.

Krahina e Konyas ka një nga qendrat më moderne të autizmit në Evropë dhe Altay u zotua se do të ndihmojë edhe komunën e Prishtinës që përmes TIKA-s, të ndërtohet edhe në Prishtinë një qendër e ngjashme, që do t’iu ofrojë shërbime cilësore këtyre grupeve.