10:07 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Studimi: Të keni afër shtëpisë suaj fitnes apo qendra të tjera sportive, jeni më të hollë

Njerëzit që jetojnë pranë një palestër ose një pishine janë më të hollë, kanë gjetur disa hulumtime të reja.

Objektet e shumta me palestra ose fushave të lojërave në afërsi të shtëpisë suaj, ka gjasa që ju të jeni më të shëndetshëm.

Përshtatshmëria e rrethit është me të vërtetë çelësi për mbajtjen e vijës së trupit, transmeton Indeksonline.

Studimi i cili mori për hulumtim 400 mijë njerëz në të gjithë Britaninë, gjeti se ata të cilët kanë qendra sportive ose objekte tjera sportive afër shtëpisë së tyre ishin më të hollë, të lehtë dhe kishin më pak yndyrë në trupin e tyre.

Dhe nëse ata ishin më larg dyqaneve ushqimore, edhe atëherë ishin në gjendje më të mirë.

Rreth 68 për  qind e meshkujve dhe 58 për qind e femrave në Britani tani janë mbi peshë.

Ekspertët parashikojnë se këto shifra do të shpërthejnë në vitet e ardhshme, duke krijuar një epidemi të diabetit, sëmundjeve  të zemrës dhe kancerit./Indeksonline/