09:54 / E Enjte, 11 Korrik 2019

Studimi thotë se prindërit nuk kanë gjumë të mjaftueshëm për 6 vitet e para pas ardhjes në jetë të fëmijës

Gjumi i pamjaftueshëm mund të jetë shumë i lodhshëm si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

Për të prindërit që duhet të kujdesen për të sapolindurin kanë probleme më shumë më gjumin, pasi flenë më pak së që duhet.

Të gjithë prindërit që bëhen për herë të parë më fëmijë, janë të vetëdijshëm se gjumi gjatë natës do të pakësohet me ardhjen e të posalindurit.

Por, ndonjëherë ata besojnë se kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë dhe se ata do të marrin më shumë gjumë kur fëmija i tyre rritet. Por, çka nëse do t’ju themi se do të keni më pak gjumë për rreth 6 vjet pas lindjes së fëmijës ?

Studiuesit morën të dhëna për 4,659 prindër nga viti 2008 deri në vitin 2015. Nënat dhe ballabarët vlerësuan se sa bëjnë gjumë, shkallën e kënaqësisë prej 0 deri në 10,  dhe raportuan vazhdimisht kohëzgjatjen e gjumit të tyre, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.

Rezultatet  treguan se gjatë 3 muajve të parë të lindjes, nënat flenë mesatarisht një orë më pak se më parë . Ndoshta pa dyshim, baballarët priren të flenë më shumë se gratë e tyre, por gjithashtu humbasin rreth 15 minuta natën. 6 vjet pas lindjes, nënat flenë 20 minuta më pak, dhe baballarët ende nuk i marrin 15 minutat e tyre prapa. Të dy prindërit gjithashtu konfirmojnë një ulje të cilësisë së tyre të gjumit, pra bëjnë gjumë më ndërprerje, jo të rehatshëm.

Dr. Sakari Lemola, autor i studimit, theksoi se ata nuk presin të zbulojnë se gjumi nuk shërohet as 6 vjet pas lindjes. Por ai shpjegoi se çdo moshë mund të ketë çështjet e veta. Fëmijët ndoshta nuk do të ndalin të qajnë gjatë natës, por pastaj mund të kenë ankthe të këqija, të sëmuren ose të zgjohen më herët se prindërit e tyre./Indeksonline/