17:55 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stuhi, shtrëngatë e vërshime, s’ka verë në Rahovec

Moti me shi ka përfshirë edhe komunën e Rahovecit, përcjellë Indeksonline.

Sikurse edhe në Suharekë edhe në këtë komunë shiu ka sjellë problem të shumta, duke mbushur rrugët me ujë.

E në këtë situatë duke vështirësuar qarkullimin në këtë komunë.

Kujtojmë se edhe ditë më parë Rahoveci kishte pësuar nga moti jo i mirë.

Shumë toka bujqësore e private janë dëmtuar nga vërshimet e javës së kaluar në këtë komunë. /Indeksonline/