16:39 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Stuhia Ekonomike nga Covid/19, si do rikuperohet?

Pas shumë javësh bllokime, humbje tragjike të jetës dhe stagnim të një pjese të madhe të ekonomisë globale, dalngadal po i kthet normalitetit – rihapjes. Ka vende që vazhdojn të vendosin masa që kufizojnë aktivitetin ekonomik indirekte si: udhëtimi do të jetë më pak i zakonshëm, bizneset do të duhet të punojnë në hapësirë më të gjera ​​dhe me mbajtje të distances mes klientëve, restorantet do të shërbejnë më pak konsumatorë në një kohë dhe ngjarjet sportive, koncertet dhe aktivitete të tjera që përfshijnë turma të mëdha ndoshta do të mbeten jashtë kufijve për një kohë më të gjatë. Por edhe nëse gjithcka do jetë e lejuar, mendoj që shumë njerëz mund të hezitojnë të kthehen në jetë siç ishte para pandemisë. Pra, nuk ka gjasa të ketë shërim të shpejtë ekonomikë.  Pikëpyetje kryesore është nëse dëmtimi i aftësisë së ekonomisë për të prodhuar dhe konsumuar mallra dhe shërbime do të zgjasë për një kohë të gjatë, a do të jen të mjaftueshme masat nga bankat qendrore dhe qeveritë për të parandaluar një recesion të thellë dhe rikthim në normalitete të qëndrueshëm, apo më keq? Mbetet për tu pare në vazhdim dhe për të kuptuar shkallën e rënies, është e qartë se kjo tkurrje ekonomike është si asnjëher më pare. Reagimet e politikës ndaj pandemisë kan qenë të ngjajshme pothuajse në gjitha shtete duke shfrytëzuarë çdo mjet nga pakot e mjeteve për të zbutur dëmet ndaj njerëzve, komuniteteve dhe ekonomisë. Kryesisht mbështetjet e qeverive ka qenë operacionale dhe të përkohshme. Ndërsa tani është koha e fundit për një veprim vendimtar për të rindërtuar ekonominë dhe shpresën tonë. Ekonominë globale dhe rimëkëmbja do të kërkojë një bashkëpunim serioz midis sektorëve privatë dhe publik. Sidoqoftë, besoj se ekonomia e inovacionit përmes teknologjis ku kemi parë kaq shumë rritje nga fillimet e pandemis në të gjithë botën do të shërbejë si zinxhir shërbyes për ekonominë e re, pas COVID-19.

Shumica e vendeve kanë marr hapa të ngjajshum për rimëkembje, Kina, ShBA, Shtete Arabe, Angli dhe G20. Ku pritjete për normalizim dhe zhvillim më të ngadalshem parashihen të jen në Europë. Edhe Kosova ka hartu nje pako të rimëkëbjes ekonomike për vitin 2020/2021 (në shumë 1,200 mln Euro). Me këto mjete pritet të mobilizojnë të gjitha burimet e financimit për rivendosjen e zinxhirit ofertues/prodhues, fuqizim të aftësisë konkurruese të bizneseve, prodhuesve vendore, rritje punësimi, të ardhura dhe eksporte si një ndër indikatoret krysor të zhvillimit dhe rimëkëbjes ekonomike të vendit. Në shumë vende situate e krijuara nga pandemia po shihet edhe si një mundësi për përshtatej dhe ndryshime cilësore në strukturën e tyre ekonomike, me potencial për rrikthim dhe rritje afatgjate të qëndrueshem. Masat e proklmauara (fondet në shumë 1,200mln Euro) në ditët e para nga qeveri e re e vendit duke inkurajuse dhe nëse percillen sakt me një plan konkret të implenetimi dhe orjenitimit të fondeve në ato sektore ekonomike ku ka nevojë dhe ku efekti është maksimal, atëherë do të krijojnë një momentum të ri, duke e vendosur ekonominë e Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit afatëgjatë. Masat që jan parapa në atë plan pritete të implementohen dhe zbatohen së shpejti, ato jan:-Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private, për të financuar projekte investive dhe vazhdimin e operimit (rritja e mbulueshmërisë së kredive të reja përmes Fondit për Garantimin e Kredive,  riprogramimi i kredive bankare ekzistuese, ku koston e riprogramimit e merr Qeveria, subvencionimi i normave të interesit për sektorë të caktuar bazuar në një plan strategjik të përgatitur nga akterët relevantë). -Lehtësimi i barrës tatimore të bizneseve, për të përmirësuar likuiditetin e tyre afatshkurtër (shtyrje e pagesës së tatimeve bazuar në nevojat e bizneseve, mbulimi i 5% të kontributit pensionale që biznesi paguan për punëtorë, pushimet tatimore për firmat për sektorë të caktuar bazuar në një plan strategjik të përgatitur nga akterët relevant). – Rritja e prodhimit bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe rritur sigurinë e ushqimit sipas standardeve të BE-së. -Masat për stimulim të kërkesës aggregate përmes rritja e shpenzimeve të konsumatorëve qe nxitin prodhimi dhe punësimin me efekte multiplikuese në ekonomi (kthimi i një përqindjeje të mjeteve të kursyera për kontributpaguesit, bazuar në nevojat e tyre, e cila mundësi mund të shfrytëzohet për një periudhë 3 mujore, e cila shumë kompensohet nga shteti brenda 5 viteve dhe mbështetje për zgjatjen e greis periudhës për blerje të banesave dhe shtëpive bazuar në kritere të të ardhurave). -Mbështetje e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike, në veçanti ato investime që janë të natyrës strategjike, që të përballojnë uljen e të hyrave nga inkasimi dhe investimet e nevojshme kapitale që duhet të ndërmarrin dhe masat tjera mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar si dhe mobilizimim i fondeve për financim të masave për rimëkëmbje ekonomike, përmes buxhetit, borxhin publik; financimit nga donatorët; kreditë e jashtme; financimit të projekteve përmes partneritetit publiko-privat etj,

Pasi dihet që tashmë janë përmbysur të gjitha parashikimet ekonomike për vitin 2020, dhe jan bërë parashikime pos pandemike, duke projektuar një rënie të BPV-së në nivel global prej 3% në terma real, përkatësisht në ekonominë Europiane parashikohet të ketë rënie ekonomike 7%, ku si pasojë, për shkak të ndikimit të ekonomive të jashtme në relacion me shtetet e Evropës edhe ekonomia e Kosovës do të ketë rënie nga 2.5% deri 5%.  Por mbetet shpresdhënës fakti se rishikimet e parashikimeve i kan bërë tashmë institucionet ndërkombëtare ku thonë se përgjatë vitit 2021 pritet një rikthim i ekonomisë me rritje globale mbi trendin historik prej 5.8%, edhe pse për shumë vende kjo nuk do jetë e mjaftueshme për tu rikthyer në nivelin e zhvillimit ekonomik para krizës së  shkatuar nga pandemia. Mirëpo të gjitha masa e lartëcekura për rimekëmbje të hovshëme ekonomike të vendit duken të realizueshme dhe si ndihëm positive. Ku fuqishem duhet përcjellen me një plan konkret te implenetimi si një ‘busoll’ e mirë orjenitimit të fondeve në ato sektore ku ka nevoja reale dhe ku efekti ekonomikë është maksimal. Duke të krijuar një momentum të ri për ekonominë e Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit afatëgjatë dhe cilësor.  Sistemi ekonomik që ndërtojmë pas kësaj pandemie do të duhet të jetë më afatgjatë, më elastik dhe më i ndjeshëm për faktin se globalizimi ekonomik ka tejkaluar globalizimin politik. Por një gjë është shumë e sigurt: pandemia do të çojë në ndryshime të përhershme të projeksioneve ekonomike për të ardhmën.

PhD Cand Blerta Haliti Baruti