Gebelsi i Serbisë nuk tregon se ku gjendet Ukshin Hoti

Nga Agim Muhaxheri
Pikërisht sot, më 16 maj, bëhen 25 vjet nga zhdukja e intelektualit, profesorit Ukshin Hotit…
… i rrëmbyer nga burgu i Dubravës – pa dokë e nishan.
Profesorin e rrëmbyen nga burgu hordhitë e Sllobodan Millosheviqit, në kohën e zëdhënësit të tij – Gebelsit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
Vuçiqi shtiret engjëll dhe demokrat. Nuk tregon se ku gjendet Ukshin Hoti.
Procesin e Ukshin Hotit e kam ndjekur si gazetar në gjykatën e atëhershme të qarkut në Prizren.
Mbrojtësi i tij që s’e la vet ishte avokati dr. Hysni Bytyçi që sot rron në Londër të Anglisë.
Kur e dënuan me 5 vjet burgim, pas kumtimit të akgjykimit profesori iu drejtua publikut:
E gëzofshi Republikën e Kosovës…
Dy javë pas rrëmbimit të tij nga burgu i Dubravës, shkruaj reportazhin për të në gazetën “Fakti” të Shkupit, të publikuar më 3 qershor 1999.

Shkruaj për të dy faqe gazetën. Botuesi i kësaj gazete Emin Azemi më pati thënë: Kur është fjala për Ukshin Hotin mos u kufizo… shkruaj sa të duash.