10:19 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sturridge,  një muaj jashtë fushave

Daniel Sturridge do të mungoj rreth një muaj për shkak të lëndimit që e pësoi javë më parë kundër Chelseat.

Sulmuesi më i pafat në Premierligë, kohëve të fundit është duke u përballur me lëndime të shumta.

Ai pësoi një lëndim javë më parë në ndeshjen kundër Bluve të Londrës. Madje edhe në atë takim, Sutrridge luajti vetëm 2 minuta.

I huazuar nga Liverpooli, Sturridge ka luajtur vetëm 75 minuta për skuadrën e re West Bromwich.

Edhe pse pretendoi se do të luftonte shumë për të qenë pjesë e Kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës “Rusi 2018”, lëndimi i fundit ia ka shuar shpresat ish-futbollistit të Chelseat./IndeksOnline/