19:21 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zgjidhen lojtari, trajneri dhe goli i muajit shtator në Premier Ligës

Sot Federata e Futbollit Anglez ka zgjedhur lojtarin, trajnerin dhe golin e muajit për muajin shtator.

Lojtari i Muajit shtator është zgjedhur ylli i Chelseas, Eden Hazard. Ai arriti të mposht konkurrencën e Raheem Sterling (Manchester City), James Maddison (Leicester City), Will Boly (Wolverhampton Wanderers), Alexander Lacazette (Arsenal) dhe të Gylfi Siggurdson (Everton).

Hazard shënoi pesë gola në muajin shtator, në të cilin përfshihet hat-tricku kundër Cardiff dhe goli kundër Liverpool, transmeton Indeksonline.

Trajneri i muajit u zgjodh portugezi i Wolverhampton Wanderers, Nuno Espirito. Portugezi mposhti konkurrencën e fortë të Guardiolas, Klopp dhe Emery.

Ky çmim vjen pasi që skuadra e Nunos arriti të mos humbasë asnjë ndeshje në muajin shtator duke shënuar tre fitore dhe një barazim.

Kurse Goli i Muajit i takoi predhës së Daniel Sturridge kundër Chelseas. /Indeksonline/