22:45 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Stuttgart shumë pranë qëndrimit në Budesligën gjermane, fiton ndeshjen e parë ndaj Hamburgut

Skuadra e Sttutgartit është shumë pranë qëndrimit në Bundesligën e Gjermanisë edhe për një sezon.

Në ndeshjen e parë të play-offit, Stuttgart mposhti skuadrën e Hamburgin me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes me golin e shënuar nga Mavropanos. Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Stuttgart arriti të shënojë edhe dy gola të shpejtë në minutat e para të pjesës së dytë.

Vagnoman në minutën e 51-të dhe Guirassy tre minuta më vonë quan rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Stuttgart është pranë qëndrimit në Bundesligën gjermane, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet me 5 qershor në Hamburg./IndeksOnline/