75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Stuttgarti zyrtarizon trajnerin e ri (Foto)

Klubi gjerman, Stuttgart është bërë me trajner të ri, pas shkarkimit të Hannes Wolf.

Vendin e Wolf edhe zyrtarisht e ka zënë trajneri turk, Tayfun Korkut, transmeton IndeksOnline.

43-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2019.

Korkut së fundi ishte trajner i Bayern Leverkusen, kurse në të kaluarën e ka udhëhequr edhe klube si Kairserslautern dhe Hannover.

Në 20-xhiro sa janë zhvilluar në Bundesliga, Stuttgarti ka grumbulluar 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 14’të./IndeksOnline/