09:05 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Suarezi, bashkohet me rivalin e madh të Barcelonës?

Ardhja e Ronald Koemanit në krye të Barcelonës ka bërë që shumë yje të skuadrës të mendojnë një zgjidhje tjetër.

Holandezi ia ka komunikuar edhe Suarezit se nuk është në planet e tij edhe pse ishte një nga futbollistët më të mirë vitet e fundit.

Sipas AS-it, uruguaiani tashmë është në bisedime për t’u bashkuar me Atletico Madridin, shkruan Indeksonline.

Simeone është në kërkim të një sulmuesi dhe Suarezi do të plotësonte kërkesat e tij.

Tashmë duhet të gjetur një marrëveshje me Barcelonën pasi që lojtari ka edhe një vit kontratë me klubin nga Camp Nou.

Suarezi u bashkua me Barcelonën nga Liverpooli në vitin 2014 për 81 milionë euro. /IndeksOnline/