21:02 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Suarez humb sezonin dhe finalen e Copa del Rey

Përpos eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq e që ka të bëjë me sulmuesin Luis Suarez.

Mjekët e klubit lëshuan një raport mbi sulmuesin uruguajan dhe pa zbuluar shumë detaje njoftuan se 32-vjecari do t’i nënshtrohet një operacioni arthroskopik në gjurin e tij të djathtë për të riparuar dëmtimin e meniskusit.

Specialisti kryesor, doktor Ramon Cugat do të kryejë operacionin këtë mbrëmje, i mbikqyrur nga një anëtar i ekipit mjekësor të Barcelonës.

Gjasat që Suarez të luajë në finalen e Copa del Rey (25 maj) ndaj Valencias duket të jenë minimale. Ai poashtu ka humbur edhe ndeshjet e ardhshme në La Liga. /IndeksOnline/