20:15 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Suarez i çon ‘selam’ Barcelonës: Më nënvlerësuat…

Luis Suarez ishte heroi i Atletico Madrid në fitoren 2 me 1 kundër Valladolid në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga.

Me fitore klubi madrilen siguroi titullin e 12-të në histori, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, ishte Luis Suarez që i tha disa fjalë dhe i çoi një selam ish-skuadrës së tij, Barcelona.

“Barcelona nuk më vlerësoi, ata më nënvlerësuan dhe ishte Atletico Madrid skuadra që hapi dyertë për mua duke ma dhënë këtë mundësi. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë klub për besimin që patën tek unë”, ka thënë Suarez pas ndeshjes

Kujtojmë që Atletico Madrid grumbulloi 86 pikë, vetëm 2 më shumë se pozita e dytë, Real Madrid./IndeksOnline/