09:56 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Suarez për Messin: Ai i ka dhënë Barcelonës gjithçka!

Luis Suarez e ka komentuar skandalin me kontratën e Leo Messit.

Ai nuk mund ta kuptojë se si mund të publikohet një gjë e tillë.

“Unë nuk e kuptoj këtë [rrjedhja e kontratës së Messit]. Ky është një informacion shumë personal. Unë nuk e di se kush mund ta kishte bërë atë, vetëm disa njerëz ishin të njohur me detajet,” i ka thënë Luis Suarez Onda Cero.

“Messi i dha Barcelonës gjithçka. Shumë më tepër se çdo lojtar tjetër mund të kishte dhënë ndonjëherë,” shtoi uruguajani.

Theksojmë se El Mundo Deportivo ka bërë publikimin e kontratës së Messit. duke pretenduar se financat e argjentinasit kanë shkatërruar klubin.

Sipas gazetës së përditshme spanjolle, Messi ka pranuar një pagë totale që kap shifrën më shumë se 511 milion euro.