23:40 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Suarez tregon se a pranoi që t’i ulet paga për 70%

Luis Suarez ka folur për vendimin e marrë nga skuadra katalunase për uljen e pagave për 70% shkaku i situatës së krijuar nga pandemia covid-19.

Duke folur për këtë qështje Suarez tha që është e dhimbshme që janë kritikuar pasi që ishin të parët që kishin pranuar uljen e pagave, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu futbollisti i Barcelonës tregoi se për se nuk e kishin pranuar që në fillim uljen e këtyre pagave.

“Ne nuk e kishim arritur marrëveshjen sepse prisnim të gjenim zgjidhjen më të mirë për klubin” tha Suarez.

Sipas yllit të Barcelonës kjo marrëveshje u arrit me mirëkuptim./IndeksOnline/.