19:55 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Subaru do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Subaru nuk është përfundimisht e vetmja kompani që kërkon të devijojë të gjitha burimet e saj tek automjetet elektrike.

Kompania japoneze ka vetëm disa automjete të elektrizuar në shitje globalisht deri më tani, duke përfshirë Crosstrek Hybrid për tregun amerikan si dhe Forester e-Boxer në Evropë, por Subaru është duke përgatitur një plan agresiv për dy dekadat e ardhshme.

Subaru do të ketë automjete të forta hibride falë bashkëpunimit me gjigantin Toyota, dhe një projekt madhor po përgatitet për fundin e kësaj dekade, i cili do të ndihmojë Subaru të arrijë 40% të automjeteve elektrike shumë shpejt, transmeton KosovaPress.

Ata kanë lëshuar tashmë skica të modelit elektrik, i cili duhet të duket si një crossover dhe Subaru planifikon të prodhojë vetëm automjete elektrike në gjysmën e parë të vitit 2030.

“Megjithëse ne përdorim teknologjinë Toyota, këto hibride do të jenë ekskluzivisht modele Subaru. Nuk ka të bëjë vetëm me emetimet e dyoksidit të karbonit, por ka të bëjë me dëshirën për të përmirësuar sigurinë dhe performancën e të gjitha modeleve të automjeteve tona”, tha Tetsuo Onuki, kreu i zhvillimit të teknologjisë në Subaru.

Më shumë detaje rreth planit të Subaru do të bëhen të ditura së shpejti.