16:30 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Subaru realizon ‘melodi muzikore’ me tingujt që lëshojnë makinat

Është e rrallë të dëgjohet një përmbledhje e tillë, më shumicën e tingujve nga makinat.

Makinat dhe muzika kanë një lidhje shumë të madhe. Të gjithë dëgjojnë muzikë në makinë, derisa në video klipet muzikore shfrytëzohet makinat më të rralla, për t’i bërë skenat sa më të veçanta.

Mirëpo, askush deri më tani, nuk e ka realizuar ndonjë ‘melodi muzikore’ duke shfrytëzuar vetëm tingujt që lëshojnë makinat.

Këtë përmbledhje e ka realizuar Subaru, ku ka përshtatur tingujt që i dëgjojmë prej gypit që lëshon gazra, deri te sirenat dhe ato të prekjes së butonave.