75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Substanca narkotike në shtëpi, arrestohet një person në Obiliq

Një person është arrestuar dje pasdite në fshatin Kryshec të Obiliqit, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1300 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 12.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Ky aksion është bërë pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.