22:29 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Suedezi shet furgonin me saunë funksionale në pjesën e pasme

Ne e dimë se bëhet ftohtë në Suedi, por kjo duket pak ekstreme.

Ky furgon i tipit Tyotota HiAce është për shitje në Suedi dhe është i listuar në faqen Blocket.se

Sa i përket Toyota HiAce, është një furgon i lehtë i shitur më shumë në tregjet evropiane dhe aziatike ku kryesisht përdorët si mjet pune.

Ka rreth 40,000 kilometra të kaluara, është dizel, me një marsh automatik – dhe po, ka një stufë me dru me një vend të rehatshëm për t’u ulur dhe djersitur.

Cmimi i kërkuar është 100 000 kruna suedeze apo rreth 10,000 euro. /IndeksOnline/