Suedia e bën “boll” me futboll, stërviten basketboll para ndeshjeve të shtatorit

Kombëtarja e Suedisë ka kryer me sukses edhe stërvitjen e sotshme para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kundërshtari i Kosovës, sot ka mbajtur një seancë interesante stërvitore, shkruan Indeksonline
Në vend të futbollit, ata kanë ushtruar saktësinë në basketboll.
Aleksandr Isak dhe bashkëlojtarët e tij u treguan të shkathët edhe në këtë sport dhe tashmë janë të gatshëm për ndeshjen e tyre.
Kujtojmë që Suedia pas ndeshjes me Slloveninë udhëton në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/
Inspirerade av basketherrarna i EM 🏀
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) September 4, 2025
Stort grattis @swebasketball till avancemanget. Lycka till i lördagens åttondelsfinal 🇸🇪 pic.twitter.com/AkRYz00tFm