22:40 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

Suedia fiton ndaj Spanjës me përmbysje të rezultatit

Spanja është mposhtur nga Suedia në Friends Arena në Solna, me rezultat 2-1, transmeton Indeksonline.

Carlos Soler e hapi ndeshjen në minutën e 5, për të barazuar shifrat një minut më vonë sulmuesi Alexander Isak, për rezultatin e pjesës së parë.

Victor Claesson shënoi në minutën e 57 për, rezultat që doli të jetë përfundimtar.

Pas kësaj fitore Suedia ngjitet në parë në Grupin B me 9 pikë, 2 pikë më shumë se Spanja, grup në të cilin është edhe Kosova.