08:27 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / A. M.

Suedia merr kryesimin e OSBE-së pas Shqipërisë, ministrja e jashtme mesazh Ramës: Morët vendime…

Që nga dita e djeshme, Suedia do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Kryediplomatja suedeze e falenderon kryeministrin Edi Rama për kryesimin e kësaj organizate në rrethana sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, nënvizon ministrja e Jashtme e Suedisë.