Derguti: Ambasadorët të mos emërohen sipas përkatësisë partiake, por meritave
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Durguti në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilin është duke raportuar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka sugjeruar që kori diplomatik nëpër ambasadat e Kosovës të mos emërohet sipas kritereve partiake por në këto pozita të vendosën njerëz meritor, raporton Indeksonline.
“Unë e di që partnerët e koalicionit dakrdohen se si të ndahen vendet në korin diplomatik, mirëpo ne BE dhe Washingron duhet të jenë personat përtej partive dhe duhet të gjendet kandidati i duhur dhe posaçërisht të jetë jurist”, ka thënë Durguti. /Indeksonline/