15:10 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Suhareka miraton pakon emergjente, u lehtësohet puna bizneseve

Sot Asambleja Komunale në Suharekë ka miratuar unanimisht pakon emergjente për lehtësimin e bizneseve dhe personave fizik për 2020, në tërë territorin e tërë komunës.

Kjo pako ua zbret për 50% taksat në aktivitet të gjitha bizneseve dhe personave fizik.

Poashtu, u zbritet qeraja për 50% bizneseve dhe personave fizik që kanë qera e renta në pronat publike për 3 muaj.

OJQ-të që shfrytëzojnë pronat publike të Suharekës poashtu do të lirohen 100% nga qeraja dhe renta./Indeksonline/