Sukses i jashtëzakonshëm, Dua sonte performon në një “Wembley” të mbushur me fansa

Dua Lipa sonte do të ketë shpërthimin e turit të saj botëror “Future Nostaliga”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të pëerformojë sonte në stadiumin “Wembley”, në kapacitetin maksimal të tij, shkruan IndeksOnline.
Nata e saj do të jetë speciale dhe atmosfera e jashtëzakonshme, marrë parasysh që biletat janë shitur të gjitha që në minutat e para të daljes në shitje.
Dua, babai i saj dhe vëllai kanë shkuar në “Wembley” për të parë ndërtimin e skenës dhe përgatitjet për koncertin e sontëm.
“E dua jetën! Wembley nata e parë sonte” shkroi ajo me fotografitë që reflektojnë gëzimin dhe emocionet e saj./IndeksOnline/