22:26 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sukseset masive të Modric këtë vit që e drejtuan te ”Topi i Artë”

Pas historisë së njejtë 10-vjeçare, sonte ka ndryshuar gjithçka në ceremoninë e ”Topit të Artë”.

Në dhjetë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e fituan këtë çmim nga pesë herë së bashku.

Por, sonte, France Football, ia ka besuar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit Luka Modricit, transmeton IndeksOnline.

Përveç ”Topit të Artë”, çmimi i futbollistit më të mirë të vitit këtë vit iu besua edhe nga UEFA dhe FIFA, teksa në Kroaci, ai u shpallë edhe futbollisti më i mirë kroat.

Pra, vetëm këtë vit, mesfushori i Real Madridit i ka fituar gjithsej katër çmime të mëdha individuale.

Lënë anash çmimet individuale, Modric ka ndihmuar edhe skuadrën e Real Madridit të fitojë tituj si dhe me Kroacinë e arriti finalen e Botërorit./IndeksOnline/

Temat: