15:49 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Suksesi i radhës i Dua Lipës, i bën 16 milionë ndjekës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur t’i bëjë 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Këtë ajo e ka pritur me shumë gëzim, duke postuar dhe një fotografi me një mbishkrim falënderues për fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Duke treguar për punën e madhe që ajo ka bërë, në këtë përshkrim ajo ka përmendur edhe Prishtinën, duke iu treguar fansave se nesër ajo do të jetë në Kosovë.

“Ju… po ju! Faleminderit për 16 milionë ndjekës. Ne jemi duke u rritur çdo ditë dhe ndihemi mirë duke e ditur se po e bëjmë së bashku. Kam shumë gjëra interesante e emocionuese që do vijnë së shpejti dhe një video të re që me të vërtetë jam shumë e emocionuar dhe entuziaste që ju të gjithë ta shihni. Ne punuam me të vërtetë duke qëndruar edhe deri në orën 7 të mëngjesit. Ndërkohë, po kalojë edhe një ditë tjetër në shtëpi në shtratin tim dhe nesër do të shkojë në Prishtinë, Kosovë për Sunny Hill Festival. Jam shumë e ngazëllyer! Dashuri, dashuri, dashuri (Dhe faleminderit Natasha që më the të postojë këtë fotografi në Instagram)./Indeksonline/