Sulm me dron në bazën e bombarduesve rusë – tre të vdekur
Një sulm ukrainas me dron në një bazë ajrore të bombarduesve në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona.
Mbrojtja ajrore rrëzoi dronin pranë bazës Engels, por rënia e mbeturinave plagosi për vdekje tre vetë të stafit teknik, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Në fillim të këtij muaji, Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në aeroportin -shtëpi e bombarduesve që kanë kryer sulme me raketa në Ukrainë.
Baza shtrihet rreth 500 kilometra (310 milje) në veri-lindje të kufirit të Ukrainës.
Ushtria ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmet, por redaktori i BBC-së në Rusi, Steve Rosenberg, thotë se incidenti i fundit do të jetë një siklet për autoritetet ruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore e saj kishte rrëzuar dronin që fluturonte në lartësi të ulët rreth orës 01:35 të së hënës (22:35 GMT të dielën).