Sulm më makinë në Gjermani, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)
Disa persona kanë vdekur kur një kamion ka goditur një turmë njerëzish në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Muenster, të shtunën.
Sipas Bild.de, janë së paku 3 të vdekur dhe 30 të plagosur, transmeton Indeksonline.
Policia ka thënë se ndër të plagosurit gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Makina dyshohet se mund të ketë eksploziv në të pasi brenda saj ndodhet një qese e dyshuar.
Të gjitha forcat e policisë në dispozicion dhe njësitë speciale të North Rhine-Westphalia u urdhëruan të shkojnë në Münster. /Indeksonline/
Për të parë videon klikoni Këtu