13:32 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulm me thikë në Francë, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë therrur me thikë nga një i dehur, në mënyrë të rastësishme në Paris të Francës, transmeton Indeksonline.

Në tri vitet e fundit, Franca ka qenë cak i sulmeve terroriste.

Por, kësaj here besohet se deri te kjo ngjarje shqetësuese ka ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit.

Sulmuesi është kapur nga autoritetet dhe atij i është konfiskuar thika e përgjakur.

Ngjarja ka ndodhur afër qendrës Eurostar, në orët e hershme të së mërkurës./Indeksonline/