22:42 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive nga protesta në Paris, gjendje alarmante

Protesta në Paris të Francës kundër çmimit të naftës ka eskaluar.

Gjendja në kryeqytetin francez është alarmante, ku nëpër rrugë është bërë rrëmujë nga demonstruesit.

Vetura të rrotulluara, të djegura shihen ngado nëpër rrugë, raporton Indeksonline.

Në disa video të cilat janë live nga Parisi, mund të shihni veturat e rrotulluara nëpër rrugë dhe tollovinë që është krijuar atje.

Qytetarët e Francës po protestojnë kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron që rriti çmimin e naftës.

Ndërsa, edhe kostoja e lartë e jetesës është ndër arsyejet që i kanë shtyer ata të dalin në rrugë që dy javë.

Macron ka thënë se secili nga demonstruesit do të mbajë përgjegjësi për veprimet.

Ndryshe gjatë protestave janë arrestuar me shumë se 200 persona, ndërsa 92 janë lënduar, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor. /Indeksonline/