Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy persona në mbajtje
Një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë është raportuar mbrëmjen e 31 marsit në Kaçanik, transmeton IndeksOnline
Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 22:45 në rrugën “Ismail Raka”, pasi një i dyshuar mashkull kosovar ishte shoqëruar në stacion policor, është paraqitur edhe një person tjetër i dyshuar, i cili ka sulmuar tre zyrtarë policorë.
Si pasojë e incidentit, si zyrtarët policorë ashtu edhe dy të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /IndeksOnline/

