18:18 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sulm terrorist në Londër, evakuohet qendra Oxford Circus (Live-Video)

 

Qindra persona janë evakuuar nga qendra e Oxford Circus në Londër për shkak të raporteve për të shtëna me armë zjarri.

Sulmi ka ndodhur pasi një person i armatosur është raportuar të ketë qëlluar me armë, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Dëshmitarët në vendngjarje përshkruan një kamion në trotuarin e rrethuar nga policia sikur të kishte tentuar ti shkelë këmbësorët.

Pranë kamionit, u tha se trotuari ishte mbuluar me gjak. /Indeksonline/