19:46 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / L K

Sulmet kibernetike në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Kosova dhe Shqipëria janë përballuar me sulme të mëdha kibernetikë kohëve të fundit. Cak kryesor, kryesisht kanë qenë institucionet shtetërore, mediat dhe bizneset e ndryshme

Eksperti i sigurisë kibernetike, Avni Islami, për IndeksOnline deklaroi se sulmet kibernetike bartin rrezikshmëri për shtetin tonë. Duke e ditur që informacioni është kryesor Islami vijojë se këto sulme mund të destabilizojnë vendin.

“Në kuadër të luftës hibride pjesë e saj është edhe lufta informative, jo vetëm tash por në të gjitha kohërat që kanë filluar të sulmohet institucionet shtetërorë  por edhe organizatat e mëdha, pasojat përcjellën më to. Kemi parë kohëve të fundit në Republikën e Shqipërisë por edhe në ato të Kosovës ku janë hakërrua linçet e ndryshme nëpër faqet zyrtarë të shteteve, duke filluar nga policia apo faqet e ndryshme të cilat kanë nxjerrë në pah. Duke e ditur sot që informacioni është kryesor. E shikuam që në Shqipëri u bënë publike disa email-e, siç ishte planifikimi i vrasjes e tri figurave qendrorë në Republikën e Kosovës, Kryeministri aktual Kurti, Xhavit Haliti dhe Ismet Haxha. Kjo tregon se lufta kibernetike sot po behët kryesor dhe se jo i paraprinë qëllime të ndryshme. Mund të themi se lufta kibernetike  karakterizohet me rreziqe dhe mbartë rreziqe të ndryshme ku mund të destabilizojë jo vetëm një vend po një rajon.

Sulmet e vazhdueshme në Shqipëri dhe Kosovës janë bëre publike që vijnë nga shteti i Iranit. Sipas Islamit ky shtet rreshton nga Rusia dhe Serbia, e që ai i cilësoi armiqë të përbetuar të vendit.

“Vetëm se u zbuluan një pjesë e grupeve të hakërreve të cilët kryen sulme kibernetike në Shqipëri, vijnë nga shteti Iranian, i cili është rreshtuar nga Kina, Rusia dhe Serbia e kur dihet që ato janë armiq të përbetuar të vendeve demokratike të perëndimit, si dhe Kosova dhe Shqipëria janë rreshtuar nga demokracia dhe me vetë faktin që SHBA-ja janë bartëse e kundër luftës të këtyre vendeve të cilat nuk e duan demokracinë, janë shtete totalitare si dhe rreshtimi i Shqipërisë dhe Kosovës që janë rreshtuar përkrah Amerikës, janë përgjegjëse dhe për këtë janë sulmuar Shqipëria por edhe Kosova kohëve të ffundit. E rëndësishme është dihet nga po vijnë këto sulme. Sulmet po vijnë nga shtete jo mike të Shqipërisë dhe Kosovës”, vijojë Islami.

Ai tha se rreziqet e mundshme që dalin nga sulmet kibernetike mund të bartin pasoja në të ardhmen.

“Të gjitha ato të dhëna që janë sensitive dhe të klasifikuar për një shtet dhe dalja e tyre në publikë, bartë në vetë rreziqet e saja. Komunikimet që bëhen tashmë në mënyrë modern përmes email-ve dhe kanaleve të internetit, zbulimi i tyre nga shtetet jo mike bartë rreziqe që mund të bartë pasoja në të ardhmen”

Avni Islami ka thënë se iniciativa e formimit të agjencisë për mbrojtën e të dhënave nga këto sulme është hap i rëndësishëm ne mënyrë të mos behët hakimi i web-sajteve të qeverisë së Kosovës.

 Ai theksojë se duhet t’i ngritin shumë shpejt kapacitetet, duke trajnuar sa më shumë staf dhe duke investuar në teknologjitë e fundit për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

“Të ardhmen duhet të punohet që specialist të ndryshëm të luftës kibernetike të, që të luftojë dhe t’i parandalojnë këto sulme, të mbyllen dritaret e hapura nëpër web-sajte ku më lehtë mund të depërtojnë hakeret e ndryshëm. Vetëm profesionalizmi i grupeve të caktuara të cilët i parandalojnë këto sulme dhe të punohet më tepër në atë drejtim, në mënyrë mos t’iu lihet hapësirë në linjë apo web-sajte të ndryshme, që të hakohen nga njerëz të papërgjegjshëm”, ka thënë ai./IndeksOnline/