14:53 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Sulmet me raketa ruse, Borrell: Jemi të shqetësuar për situatën në Ukrainë

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atë që po ndodh në Ukrainë.”

Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, duke folur në Forumin Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, sipas mediave të huaja.

“Si mund të mos na interesojë ajo që po ndodh në Ukrainë?  Nëse shikoni një hartë të Europës gjatë natës, do të shihni se e gjithë Europa është e ndriçuar dhe ka një pikë të zezë të madhe ku nuk ka drita.

Është Ukraina”, ka deklaruar ai.

“Një e treta e popullsisë vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Bombat ruse kërcënojnë të shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike, që do të thotë ngrohje në fund të dimrit.

Ne jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, theksoi Borrell.