11:41 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sulmet ndaj policëve nuk ndalen, sulmohen dy zyrtarë

Sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë në Kosovë siç duket nuk kanë të ndalur, shkruan Indeksonline.

Dy prej tyre, në bazë të raportit 24-orësh, janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Sipas policisë, një person është arrestuar pasi që ka sulmuar policët pas një mosmarrëveshje lidhur me një gjobë.

“Lipjan  11.12.2019, 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me një gjobë kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptar zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Indeksonline/