20:53 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Sulmi i frikshëm i Brazilit për Botërorin ”Katar 2022”

Po afrohet Kampionati Botëror i Futbollit ”Katar 2022”, dhe tifozë nga e gjithë bota menzi po presin spektaklin dhe emocionet e kësaj gare.

Njëra nga kombëtaret pjesmarrëse e cila ka tifozëri në mbar botën, Brazili, shihet si njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kampionatin Botëror, transmeton IndeksOnline.

Trajneri i Brazilit, Tite, në skuadër do të ketë yje të shumtë të cilët po tregojnë formë të lartë, e sidomos sulmi i tij do të jetë i frikshëm për kundërshtarët.

Lucas Paqueta, Raphinha, Neymar, Vinicius, Richardson, do të jenë pjesë e sulmit të Brazilit në Botërorin ”Katar 2022”

Sipaas Marcas, formacioni i preferuar i trajnerit Tite është 4-2-3-1.

Brazili: Alisson; Eder Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Telles; Casemiro, Lucas Paqueta; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richardson./IndeksOnline/