14:47 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Sulmi ndaj Berishës, reagon Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit që ndodhi këtë të martë ku kreu i PD-së Sali  Berisha u godit me grusht nga Gert Shehu 31-vjeç.

Në një postim që ka bërë në Twitter, Basha shkruan se kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht ndërsa shkruan se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.”- shkruan Basha.