75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / Z S

Sulmi seksual ndaj një të miture në Gjakovë, i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht anëtaren e ngushtë të familjes, vajzë e mitur.

Lidhur me këtë rast ndaj të dyshuarit është mbajtur seanca gjyqësore.

Siç merr vesh Indeksonline ndaj tij i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Me këtë vendim, i pandehurit M. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 07 prill 2026 deri më 06 maj 2026./Indeksonline/