15:00 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

‘’Sulmi vetëvrasës në Afganistan’’goditi xhaminë Kandahar gjatë lutjeve të së premtës

Rreth 40 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas një sulmi vetëvrasës nga një grup eskremistësh, në një xhami në qytetin afgan të Kandahar.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) deklaroi duke thënë se si ishte mas shpërthimit, ai tha se : ‘’dy sulmues qëlluan dhe vranë rojet para se të hynin në ndërtesë dhe të hidheshin në erë “.

“Qitja filloi pasi mbaruan lutjet,”i tha një njeri i quajtur Ahmadullah agjencisë së lajmeve AFP.”Pastaj ndodhen dy, tre shpërthime. Ne u hodhëm drejt dritares. Shumë njerëz, të martirizuar(të vrarë) ose të plagosur ishin të shtrirë atje.”

Xhamia ishte e mbushur me adhurues ndërsa ndodhi sulmi, lutjet e së Premtes janë xhemati më i ngarkuar i javës , dhe esktremistët sunitë myslimanë kanë shënjestruar vazhdimisht myslimanët shiitë në të kaluarën të cilët ata i shohin si heretikë.

IS-K një grup musliman suni është më ekstremi dhe më i dhunshmi nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan. Ajo ka vënë në shënjestër forcat afgane te sigurisë, politikanë dhe ministritë afgane talibanët, pakicat fetare përfshirë myslimanët shiitë dhe sikët, forcat amerikane dhe të NATO-s.

Shpërthimi në jug te Kandahar vjen një javë pas një shpërthimi të ngjashëm në një xhami në qytetin verior të Kunduz.