13:31 / E Martë, 30 Maj 2023 / k.v

Sulmohen gazetarët nga persona të maskuar në Leposaviq (Video)

Në Komunën e Leposaviqit aktualisht gazetarët e mbi 10 medieve janë sulmuar nga persona të maskuar.

Kolegët nga Tëvë1 kanë njoftuar AGK-në, se disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska.

“Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Njëherësh, ju bëhet thirrje të gjithë gazetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.