11:50 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sulmohet fizikisht kryetari i gjykatës, në Vushtrri

Policia në Vushtrri raporton se dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari pasi që ai kishte sulmuar fizikisht kryetarin e Gjykatës Themelore, dega në Vushtrri lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.